Connect with us

Shëndetësi

Ilaçi me kanabis për epilepsi i qasshëm nga viti i ardhshëm në Britani

Publikuar

Njerëzit me epilepsi të rëndë do të jenë në gjendje të përdorin një ilaç me bazë kanabisi në Britani që nga fillimi i vitit të ardhshëm, pasi u aprovua me shpejtësi për t’u përdorur.

NHS England tha që mjekët do të jenë në gjendje të përshkruajnë Epidyolex nga 6 janari.

Ky ilaç mund të përdoren për fëmijët nga mosha dyvjeçare, si dhe për të rriturit.

Studimet klinike kanë treguar që ilaçi që administrohet përmes gojës, i cili përmban kanabidiol (CBD), mund të zvogëlojë numrin e sulmeve epileptike deri në 40% tek disa fëmijë.

Ilaçi do të përdoret për të trajtuar dy forma të rralla, por të rënda, të epilepsisë së fëmijërisë – sindromi Lennox Gastaut dhe sindromi Dravet – të cilat mund të shkaktojnë sulme të shumta brenda ditës.

NA NDIQ NË FACEBOOK