Sport
I shënon Interit, Ansu Fati hyn në historinë e Ligës së Kampionëve

Spanjolli me nënshtetësi u bë golashënuesi më i ri i Barcelonës kur shënoi golin e tij të parë për këtë klub në fillim të këtij sezoni.
Ai gjithashtu u bë lojtari i tretë më i ri që shënoi në një ndeshje në La Liga, shkruan lajmi.net.
Dhe të martën në mbrëmje [sonte], Fati u bë golashënuesi më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve.
17-vjeçari hyri në vend të Carles Perez kundër Interit në minutën e 84′ dhe shënoi golin e fitores tre minuta më vonë. /Lajmi.net/
The Ansu Fati show at San Siro.pic.twitter.com/eoSoLfDjkf
— BU Videos/Gifs (@BU_Videos) December 10, 2019





















