Connect with us

Kosovë

I dërguari i Merkelit – VV’së e LDK’së: S’keni nevojë të krijoni lidhje dashurie, veç bëjeni Qeverinë (Video)

Publikuar

më

Deputeti gjerman Chrisian Schmidt ka thënë se kjo është javë vendimtare për formimin e Qeverisë së ardhshme në Kosovë.

Ai ka thënë se janë në Kosovë me kolegun e tij, deputetin Petet Beyer, për t’u informuar lidhur me zhvillimet e fundit dhe për to, do ta njoftojnë edhe Kancelaren Merkel.

“Sa i përket bisedimeve për formimin e qeverisë, unë kam udhëhequr katër palë bisedime në formimin e qeverisë në Gjermani, në këtë rast nuk është e thënë të krijohet një martesë dashurie. Për ta ilustruar këtë që thash, një nga presidentët federal të Gjermanisë, një nga pyetjet që i është bërë atij, ka thënë se ‘se e do gruan e tij’, prandaj dua të them se nuk është kjo të krijohen lidhje dashurie. Ajo që ka rëndësi është që të ketë besim mes palëve dhe kjo është serioze. Megjithatë, do të kisha pasur një rekomandim, marrë parasysh edhe përvojën time që përmenda, ekziston një rregull e artë, që juve si gazetarë mund t’iu dëshpërojë por duhet ta them: nëse bisedimet për koalicione janë në vazhdim e sipër, rregulla është mikrofoni, e jo telefoni”, ka thënë Schmidt, përcjell Periskopi.

“Ne me ata që kemi biseduar, jemi të njëjtit mendim që për një vend që sapo ka dalur nga zgjedhjet parlamentare, është e rëndësishme të ketë një qeveri stabile dhe të mos ketë lojëra taktike”, ka thënë ai.

“Koha që kemi zgjedhur për ta vizituar Kosovën mendojmë se është shumë e rëndësishme.  Ne pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në Kosovë mendojmë që kjo është javë vendimtare për vendin tuaj sepse periudha që po nisim tani është e rëndëishme edhe për formimin e Qeverisë. Për ne është jashtëzakonisht në interes tonin, të bëjmë të qartë që për ne, zhvillimi në Kosovë është me rëndësi të madhe dhe mendojmë se perspektiva e Kosovës në integrimin evropian është gjithashtu me rëndësi.  Unë vij nga partia që është pjesë e Partive Popullore Evropiane dhe edhe nga ky aspect ka qenë një vizitë në interes që të zhvillohet në Kosovë. Donald Tusk më ka lutur mua që të vij në Kosovë të informohem rreth zhvillimeve aktuale dhe kemi ardhë bashkë me kolegun tim, Beyer dhe pas kësaj vizite duhet ta informojmë edhe Kancelaren Merkel. Ne nuk jemi këtu për t’i shikuar bisedimet rreth koalicionit. Por ne kemi zhvilluar sot takim me partnerët tanë, që janë pjesë e Partive Evropiane, kemi pasur takim me zotin Isa Mustafa dhe zonjën Vjosa Osmani. E njëjta gjë vlen edhe për zotin Albin Kurti, që nuk e kemi takuar për herë të parë këtu në Kosovë”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.

? Deputetët gjermanë Peter Beyer dhe Christian Schmidt në konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Periskopi am Donnerstag, 19. Dezember 2019

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri1 hour ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme2 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri4 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme5 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni6 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri6 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë8 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme8 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni9 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme10 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

Lajme10 hours ago

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Lajme11 hours ago

Durmishi i përgjigjet Snopçes: Tetëdhjetë milionë euro nga kredia hungareze u janë ndarë vetëm komunave shqiptare

NA NDIQ NË FACEBOOK