Kosovë
I del maska bamirësisë së Kosovës: Askush s’e strehon familjen e ardhur nga Durrësi

Një ngjarje e turpshme raportohet se ka ndodhur/po ndodh në Prishtinë. Një familje katër-anëtarëshe që erdhi nga Durrësi nuk po e pranon asnjë familje, edhe pse numri i njerëzve që i kanë hapur shtëpitë e tyre në Prishtinë dhe në mbarë Kosovën është shumë i madh.
Kryefamiljarja me emrin Nagjinushe Zyla po kërkon strehim pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë. Ajo deklaroi se në Kosovë u nis me idenë që do të gjenin një vend ku do të jetonin përkohësisht.
Por, problem del të jetë përkatësia e tyre etnike – e që e bën gjithë bamirësinë e kosovarëve të jetë raciste dhe e ndyrë, shkruan Periskopi.
Vergjinushe Zyla, e ardhur nga Durrësi, lagjja “17”, prej të enjtes ndodhet në Prishtinë dhe askush s’e ka pranuar në shtëpi. Ajo thotë se njëra prej arsyeve pse s’po gjen strehim në qytetin më të madh të Kosovës lidhet me përkatësinë etnike të saj.
“Pritjet tona janë që Kosova të shtrijë dorën për neve. Të na ndihmojnë. Ka plot robër të mirë. Zot të na ndihmojnë”, ka thënë Zyla në një bisedë për Gazetën Express, përcjell Periskopi.
Ajo pretendon se askush nuk i ka kthyer përgjigjje për strehim.
“Kam ardhë në Kosovë. Jam nisur natën kur ra tërmeti i fundit. Rrugëve, lokaleve kemi fjetur qe katër ditë. Kërkojmë strehim sa të qetësohet gjendja jonë”, ka shtuar ajo.
Vajza e Vangjushes, Esmeralda, thotë se janë nisur për në Kosovë me shpresë së do të gjenin strehim duke parë e dëgjuar se kosovarët kanë hapur dyert e shtëpive për të pastrehët e Durrësit.
“Kemi ardhur për më mirë. Na kanë thënë se kosovarët na ndihmojnë”, tha ajo. Kemi ardhur me atë shpresë”, ka thënë Esmeralda, e cila ka strehuar foshnjën e saj te një grua në Prishtinë.
“Kemi përjetuar torturë, jemi bërë copë-copë, nuk jam në gjendje çka të them”, thotë Esmeralda.
Qytetarët e Kosovës kanë dërguar ndihma për banorët e prekur nga tërmeti derisa në Prizren është hapur një kamp për t’i pranuar të larguarit.
Janë raportuar edhe raste kur banorët edhe te pjesëve tjera të Shqipërisë ia kanë mësyrë Kosovës për t’u strehuar pasi s’kanë pasur kushte të mira në vendlindje, por jo për shkak të tërmetit.
Familja Zyla nga Durrësi thonë se ka mbetur pa shtëpi dhe s’po guxojnë të kthehen njëherë në vendlindje për shkak të fatkeqësisë që përfshiu pjesët e Thumanës, Durrësit dhe disa vendbanimeve tjera./Periskopi





















