Connect with us

Kosovë

Hoxha nga Drenasi: Mjerani i BIK-ut nuk ka guxim të thotë se Viti i Ri s’ka lidhje me fenë islame

Publikuar

Imami i Drenasit, hoxhë Osman Musliu ka kritikuar zyrtarin e BIK’ut, Fitim Flugaj pse në një emision televiziv nuk deklaroi që Viti i Ri s’ka lidhje me fenë islame.

Madje Musliu e ka quajtur edhe mjeran atë.

‘’Shikojeni ket mjerani e BIRK-ut ne Tv Dukagjini Fitm Flugaj i cili nuk ka guxim te deklaron qëndrimet Islame apo edhe ato kombëtare, qe nuk ka te bej asgjë me dekorimet e qyteteve dhe festimi i festave te fundvitit nuk kane asgjë me fe islame as m,e kombin tone,por kjo është feste e bizneseve dhe paganizmit pra “BABA DIMRI” është mashtrim.Ndërsa 25 dhjetori është festa e vëllezërve tane te besimit krishter riti Katolik ndërsa 7 Janar ata te ritit Ortodoks qe njeherit vëllezërve tane ju urojme festen e tyre.’’, ka shkruar Musliu në Facebook./PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK