Kosovë
Hoti: Vetëvendosje të mos lëndojë raportet, pa neve s’mund të formojë Qeverinë

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë sonte në Interaktiv se Vetëvendosje nuk mund ta formojë Qeverinë pa ata, transmeton Periskopi.
Hoti u bën thirrje atyre që të përmbahen nga gjuha që mund të lëndojë raportet mes dy partive.
‘’Zyrtarët e VV të përmbahen nga cfarëdo lloj kualifikimi të panevojshëm që vetëm mund të lndojnë raportet mes dy subjekteve. Pas kohës sa kemi kaluar bashkë në opozitë dhe plot cështje tjera që i kemi parandalu në Kuvend, kemi vendos një bazë dhe bashkëpunim afatgjatë’’
‘’Nuk mundet VV të shkojë përpara me formimin e Qeverisë, pa LDK’në.’’/PERISKOPI/



















