Kosovë
Hoti: LDK’ja historikisht i ka standardet më të larta se Kurti e VV’ja

Zyrtari i lartë i LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë në T7 se standardet e LDK’së në lidhje me propozimin për President janë shumë më të larta se ato të Kurtit dhe Vetëvendosjes, përcjellë Periskopi.
Ai tha se nëse nuk ka marrëveshje për postin e Presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe 5 ministrive atëherë nuk do të ketë koalicion.
“Duke u nisur nga historia jonë që për pozita të tilla i kemi standardet shumë më të larta se zotëri Kurti e se Vetëvendosje. S’ka marrëveshje nëse nuk e kemi Presidentin, Kryetarin e Kuvendit dhe 5 ministri. Në secilin fushë, ne ia gjejmë edhe tre më të mirë të LDK’së. Kjo nuk është problem. Por ne jemi parti serioze, kërkojmë ndjesë për mungesën e modestisë. Cdo tendencë e VV’së dhe anlistëve, nuk është qasje korrekte ndaj LDK. Ne kemi qenë mjaft të rezervuar rreth negociatave dhe presim edhe nga VV njejtë”, tha Hoti. /PERISKOPI


















