Connect with us

Kosovë

Hoti: Ka një tendencë të zyrtarëve të VV’së që të merren shumë me konspiracione

Publikuar

Avdullah Hoti nga LDK ka thënë se derisa nuk arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen, nuk mund të konsiderohet asnjë çështje e mbyllur, kështu duke komentuar deklaratën e Glauk Konjufcës për ministrinë e Punëve të Brendshme, transmeton Periskopi.

‘’Deklarimet e tij besoj që janë të pavend, të pamatura, ndërkohë që dy partnerë të mundshëm dialogojnë mes vete. Duhet të jetë besimi minmial që të respektohet partneri deri në arritje të marrëveshjse. Por edhe nëse nuk arrihet, prap duhet të ruhet diskrecioni dhe respekti ndërmjet dy partnerëve’’, ka thënë ai në Pressing.

‘’Ka një tendencë të zyrtarëve të VV që të merren shumë me konspiracione dhe tentojnë të krijojnë situata se cka e tek do të ndodh. Nëse  ne jemi t’u dialogu për një marrëvshje dhe dakordohemi për marrëveshje, ku është problemi pastaj. A mund të ankohesh ti’’, ka thënë ai./PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK