Connect with us

Lajme

Historia e nënës shqiptare: Kam fjetur në varreza bashkë me 4 fëmijët

Publikuar

Bora Avdia është nënë e 4 fëmijëve dhe prej 3 vitesh nuk ka një banesë për të jetuar, por endet nëpër rrugë. Në një intervistë për “Historia ime” në Tv Klan, ajo ka rrëfyer vuajtjet e saj që nisin që në fëmijëri. Njerka e saj e ka dhunuar dhe torturuar dhe si pasojë Bora u detyrua të largohet nga shtëpia.

Më pas u njoh me ish-bashkëshortin, por edhe ai filloi të ushtronte dhunë ndaj saj. Për shkak të torturave dhe përndjekjeve, ajo ka marrë urdhër mbrojtje ndaj tij. Bora ka treguar se së bashku me 4 fëmijët ka jetuar për 8 muaj në varreza.

Gazetarja: Ike nga shtëpia?

Bora Avdia: Po, ika  nga shtëpia tek Kisha e Laçit. Pastaj shikoj ish-bashkëshortin tim, e njoha tek Kisha e Laçit. I thashë më fal, këtu është kishë, po lutem për gjërat e mia dhe nuk kam mundësi të flas këtu, kur të shkoj poshtë në Laç do flasim.

Gazetarja: Pra u patë aty dhe ai filloi të të ngacmonte në kishë?

Bora Avdia: Po edhe unë s’e lejova se unë besoj shumë. Hë i thashë fol. Më pëlqen tha… I thashë mirë që të pëlqej, por jam një gocë 13 vjeç, jam fëmijë. Nëse më do për seriozisht, se unë kam vuajtur. Të lutem mos më bëj të vuaj. Më tha mos ki merak se nuk vuan ti. Gjashtë muaj kaluam shumë mirë.

Gazetarja: U martuat? Shkove të jetoje me të?

Bora Avdia: Po! Kishte prerë biletë për në Greqi dhe tha do të marr me vete. Shkuam disa kohë në Greqi, aty kalova shumë mirë. Kur erdhëm këtu debate, fjalë, tortura, shtatzënë, rripa, grushte, tela korenti, më rrihte. I thashë gjuaj, më rrih sa të duash se jeta ime ka shkuar, deri sot nuk kam thënë lumja unë për këtë ditë. Vetëm ditën kur linda fëmijën. Kam mbetur gjithë jetën rrugëve. Sot jam në këtë shtëpi, nesër dal prej kësaj, se është një shoqja ime që më ka futur këtu, i ka ardhur keq për fëmijët.

Gazetarja: Më trego pak për momentin e largimit nga shtëpia e ish-bashkëshortit dhe këto 3 vite që ti më the po jeton me urdhër mbrojtje?

Bora Avdia: Po kam 3 vite që jam me urdhër mbrojtje. Do habiten të gjithë, por 8 muaj kam pasur dhe çunin 1 vjeç dhe kam fjetur në varreza.

Gazetarja: S’janë të frikshme natën varrezat sidomos?

Bora Avdia: Unë kam fjetur dhe s’kam parë asgjë, se thonë hije, por unë kam fjetur vetë. Mua asgjë s’më ka gjetur me 4 fëmijë. Nuk jam as e sëmurë, asgjë, fëmijët i kam të shëndoshë si molla.

“Fundjava Ndryshe” e ka ndihmuar Borën së bashku me 4 fëmijët e saj në mënyrë të vazhdueshme, por edhe ditën e sotme kanë kontribuar duke iu sjellë ushqime./tvklan.al

Maqedoni40 minutes ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Shqipëri1 hour ago

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Lajme1 hour ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Lajme2 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni3 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni3 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni3 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri4 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë4 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni4 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni4 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë4 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

NA NDIQ NË FACEBOOK