Kosovë
HIB, EXFIS, KASTRATI keqpërpëdorin brendin botëror SHELL

Përdorimi i rrejshëm i Brendidt dhe produktit SHELL në Kosovë, nga HIB dhe EXFIS
HIB Petrol vazhdon të jetë kompania “përkdhelëse” e shtetit. Kjo kompani që merret me shitblerjen e derivative në vazhdimësi ka përfituar miliona euro tender nga Institucionet e shtetit. Pavarësisht kësaj kjo kompani për përfitime edhe më të mëdha po keqpërdor brendin Botëror, SHELL. SHELL po kërkon të mbroj marken e saj tregtare në Kosovë. SHELL që nga muaji maj 2018 është present në Kosovë, me brendin dhe produktin SHELL, dhe tani zhvillon afarizmin e saj me emrin SHELL KOSOVA. Këtë mund ta shihni duke klikuar në linkun SHELL.com. Për qudi shumë kompani po e përdorin rrejshëm brendin dhe produktin SHELL, të parët janë HIB Petrol, EXFIS, IP Petrol, ALBA, Kastrati, M-Petrol, EL-Petrol, T-OIL, Humolli, Korabi Petrol, Edita Petrol, Flamuri Petrol, FER Petrol, Ibrahimi Petrol. Për përdorim të rrejshëm të brendit, SHELL ka ngritur padi kundër kompanive e lartë shënuara që e përdorin rrejshëm brendin SHELL. Proces gjyqësor ka filluar ku kompania ALBA nga Vitia, ka marrur vendimin nga gjykata, dhe janë shqiptuar masa ndaj saj.
Konsumatorët po mashtrohen për produktin V-Power
Përdorimi i rrejshëm i brendit SHELL po përdoret duke mashtruar konsumatorët ku për disa nuk është hera e parë, si psh. HIB Petrol. Përdorimi i rrejshëm i brendit SHELL, përdoret vetëm e vetëm për t’i mashtruar konsumatorët dhe për të shitur derivate rrejshëm me V-Power. Ardhja e një brendi SHELL në Kosovë i bënë nderë Kosovës, dhe ekonomisë së saj, shtrohet pyetja a duhet të keqpërdoret apo duhet mirëpritur brendet botërore në Kosovë. Sipas kompanive të cilave kemi cekur më lartë është keqpërdorur për të arritur qëllimet e tyre për shitje duke përdorur emrin e rrejshëm SHELL dhe produktin e saj V-Power.
V-Power vetëm në pikat e SHELL
Duhet ta bëjmë me dije se produkti V – Power gjednet vetëm në pikat e SHELL Kosova që ka brendin e saj. Gjithku tjetër që ju ofrohet ky produkt është i rrejshëm dhe mashtrim. Përveç gjykatave që janë duke zhvilluar procesin ne mendojmë se Institucionet – Inspektorati duhet të kryej punën e tyre ti ndalojnë kompanitë të cilët përdorin rrejshëm brendet botërore dhe të marrin masa ndaj tyre. Në mënyrë që ne t’i joshim edhe brendet tjera botërore të vijnë në Kosovë dhe ta ndihmojnë zhvillimin e saj Ekonomik.
SHELL Kosova sot punëson 1200 puntorë me paga më të larta në këtë sector, dhe prej Kosovës mendon të zhvillon edhe në shtetet fqinjë. 147 shtetet me aktivietet është present, me energji. Këto janë faktet të cilat SHELL ka arritur të siguroj nga tereni duke u keqpërdorur brendi i saj.






















