Connect with us

Kosovë

Heroizëm i paparë: Edhe pse iu rrezikohet jeta, policia në Zelandë vazhdon kërkim-shpëtimin

Publikuar

Vullkani i tmerrshëm që shpërtheu ditën e hënë në Ishullin e Bardhë [ang.White Island] në Zelandë të Re ka lënë deri tash 8 persona të vdekur. Por, policia e këtij vendi po vazhdon kërkim-shpëtimin në kushte të tmerrshme.

Ende disa trupa personash që besohet se janë të vdekur në Ishullin e Bardhë po kërkohen për t’u larguar nga aty.

Ekipet e shpëtimit do të shkojnë në këtë zonë, pavarësisht rrezikut të ndonjë shpërthimi tjetër, ka thënë policia e këtij vendi, përcjell Periskopi.

“E sotmja është më pak e sigurt se e djeshmja dhe dita para saj. Dhe e nesërmja do të jetë edhe më pak e sigurt.” – ka thënë eksperti për vullkane, Graham Leonard.

Trupat e të paktën tetë personave besohet se kanë mbetur në këtë ishull, pas shpërthimi të së hënës dhe supozohet se të gjithë janë të vdekur.

Edhe familjet e viktimave janë tejet të shqetësuara për nxjerrjen e trupave.

“Ne jemi duke jetuar me një ndjenjë të dëshpërimit në rritje për të kthyer në shtëpi ata që e dimë se janë aty”, u ka thënë kryetarja  Judy Turner gazetarëve.

“Zemërimi i këtyre familjeve të prekura është plotësisht i kuptueshëm”, është shprehur mes tjerash ajo./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK