Connect with us

Lajme

Helmimi i çiftit në Librazhd: Zbulohen shkaqet e vdekjes së nuses

Publikuar

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka zbuluar arsyet e vdekjes së Rrezarta Xibrrakut.

Sipas rezultateve 19-vjeçarja ka vdekur nga monoksidi i karbonit, i çiluar nga mangalli që gjendej në dhomë.

Rezarta dhe Olsi u gjetën të asfiksuar nga prindërit e këtij të fundit në dhomën e tyre.

Olsi doli pas dy ditëve nga koma, kurse Rezarta nuk arriti të mbijetonte.

Fatkeqësia ndodhi vetëm pesë ditë pasi çifti ishte martuar, njofton Abcnews përcjellë Klan Kosova.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK