Kosovë
Heldt: IUNL do të ndihmojë në zgjedhjen e noterëve në Kosovë

Christian Heldt, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se Unioni Ndërkombëtar i Noterëve (IUNL) , do të merr pjesë në pjesë në procesin e zgjedhjes së noterëve në Kosovë.
Heltd këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.
“Lajm i mirë nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve: pas bisedimeve me të gjithë palët e interesuara këtu, IUNL konfirmoi se ata do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së noterëve në Kosovë dhe do të japin mbështetje të mëtejshme bazuar në standardet ndërkombëtare. Pra, nuk ka nevojë të nxitoni nominimet tani”, ka shkruar Heldt.





















