Kosovë
Haziri: Nëse VV’së nuk po i pëlqejnë kërkesat tona, i ndërrojmë raportet dhe e marrim kryeministrin

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri sonte në Debat Plus ka thënë se nëse Vetëvendosjes nuk i konvenon raporti aktual me partinë e tyre, atëherë mund ta ndërrojnë, transmeton Periskopi.
Sipas kësaj, nënkupton që LDK është e gatshme t’ia japë VV’së presidentin e kryeparlamentarin, dhe ta marrë kryeministrin për vete.
‘’Nëse mendon VV që ne jemi keq në këtë raport, kemi thënë që mundet edhe me u ndërru. Kryeministri, kryetari me president. Cdo zotimi që kemi me marrë, ne kemi me iu përmbajt’’
‘’Negociatat me VV’në janë pa kushte’’/PERISKOPI/






















