Connect with us

Kosovë

Haziri: Marrëveshja me VV’në, çështje ditësh – Do të sfidohemi nga opozita

Publikuar

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sonte në RTK ka thënë se marrëveshja me Vetëvendosjen për Qeverinë e re do të arrihet gjatë këtij muaji, transmeton Periskopi.

Sipas tij, kjo është çështje ditësh.

Haziri ka thënë po ashtu se qeverisja e tyre do të sfidohet nga opozita e ardhshme, të cilën e quan agresive.

‘’Isa Mustafa e ka mandatin  e plotë me finalizu një marrëveshje me VV’në, me vullnet të mirë dhe besim. Po vjen një opozitë që ka me qenë agresive dhe ka me e sfidu qeverisjen tonë. Ne jemi në fazën ku duhet të nënshkruajmë një marrëveshje në qetësi dhe në mirëkuptim të plotë.

Do të kemi Qeveri dhe Kuvend deri në dhjetor, definitivisht. Mund të kemi edhe seanca punese gjatë këtij muaji. Marrëveshja është çështje ditësh dhe jo javësh. Nuk ka krizë politike mes LDK-VV’’/PERISKOPI/

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK