Sport
Harden ‘i çmendur’ – shënon 60 pikë në fitoren e Rockets ndaj Atlanta, futet në histori

Rockets kanë mposhtur Atlanta Hawks me rezultatin 158:111, për të përmirësuar rekordin e skuadrës këtë sezon, shkruan lajmi.net.
Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Jame ‘The Beard’ Harden, i cili kontribuoi me plotë 60 pikë.
Harden ishte i saktë në 16 nga 24 tentime prej lojës së hapur, duke qenë edhe tetë herë i saktë nga distanca për tri pikë.
24 herë i saktë – është numri më i vogël në histori të NBA, për një ndeshje ku lojtari ka regjistruar 60 pikë.
Kujtojmë se Harden i shënoi këto 60 pikë në tre qereka lojë. /Lajmi.net/






















