Kosovë
Hallakamë në Itali: Arrestohen 300 policë e politikanë që ishin pjesë e mafias

Policia ushtarake italiane ka arrestuar mbi 300 njerëz, përfshirë politikanë dhe zyrtarë të tjerë nën dyshimet se ishin anëtarë të grupit mafiozë “Ndrangheta”.
Ky grup kriminal është mafia e dytë më e madhe në historinë e Italisë.
Rreth 2 mijë e 500 zyrtarë morën pjesë në bastisjet në qytetin kalabrez të Vibo Valantias, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Të dyshuarit thuhet se kanë qenë pjesëmarrës në veprime kriminale si zhvatja, vrasja, shpëlarja e parave dhe puna për një organizatë mafioze.
Hetimet nisën në vitin 2016 dhe mbuluan 11 rajone italiane përfshirë, Lombardinë, Sicilinë, Veneton, Toskanën dhe Kampanjan. Të dyshuarit ishin ndjekur dhe ishin arrstuar edhe në vende si Gjermania, Zvicra dhe Bullgaria. /Periskopi



















