Connect with us

Kosovë

“Hajn, paçavër, mos u zgërdhi”, përplasjet e frikshme mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit

Publikuar

Refuzim apo hakmarrje, mund të quhet kjo që aktualisht po ndodh mes presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kandidatit fitues të zgjedhjeve për kryeministër Albin Kurti.

Përplasje të shpeshta kishte pasur ndërmjet Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit në Kuvend. Debatet e njëjta të dy protagonisteve tashmë të politikës në Kosovës kishin vazhduar nder vite, dhe si duket po vazhdojnë edhe tani. Dhe për një gje jemi të kureshtar se si do të duket takimi mes tyre dhe gjithçka tjetër që aty mund të ndodh.

Raste tejet interesante por edhe të renda kishit pasur nga përplasjet e ndryshme që Thaçi e Kurti kanë pasur në vazhdimësi.

Ishte kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti asokohe i cili gjatë një tryeze për dialogun kishte thënë se “ka mbetur vetëm që djali i Thaçit të martohet me çikën e Vuçiqit”.

“Na ka mbet vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuqiqit dhe të kthehemi si para pesë shekujve”, tha Kurti.

Kjo nxiti reagimin e Endritit, djalit të presidentit i cili në një postim në rrjetin social Instagram shkroi se “do t’ia pres çikën Albinit deri sa të rritet”.

Madje ia përmendi edhe Vladimirin dhe identetitin malazez.

“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem. Ajo duhet ta ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez.. gjetiu. E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën e familjes tuaj Kurtoviqi nga Vladimiri”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Por djali i presidentit Thaçi për këto akuza duket se ka marrë mësim nga babai i tij.

Edhe presidenti i Kosovës gjatë kohës sa ka qenë kryeministër dhe ministër i jashtëm kishte shkëmbyer akuza të rënda me Albin Kurti.

Gjatë një debati në lidhje me flamujt, Thaçi i kishte thënë Kurtit ta ngritë flamurin kombëtar në Vladimir.

“Përderisa flisni për flamurin kuq e zi, urdhno shko ngrite në vendlindjen tuaj në Vladimir. Por aty nuk shkon. Mos shit patriozitëm kur as në vendlindjen tuaj s’mund të shkosh ta bësh një gjë të tillë”, i kishte thënë presidenti kryetarit të Vetëvendosjes.

Albin Kurti nxehet ndaj kryeministrit Thaçi

I shpejtë ishte edhe reagimi i kryeministrit Thaçi i cili i tha Kurtit se ai me shokët e Vetëvendosjes ishin zëra të izoluar që kishin kundërshtuar edhe autostradën e kombit dhe shumë projekte e procese vitale për Kosovën. Madje, Thaçi i tha Kurtit se nuk dëshironte ta qonte tutje këtë muhabet për hir të babit të Kurtit për të cilin tha se kishte respekt.

Thaçi ia kthen Kurtit

Por, si e shihte Albin Kurti kryeministrin Thaçi?

Kurti e quan “paçavër” Thaçin

Gjatë këtij viti, acarimi ndërmjet PDK-së dhe Vetëvendosjes i tejkaloi suazat e debateve e polemikave duke u kthyer edhe në arenë të grushtave.

Në shtatorin e vitit të kaluar, Kurti organizoi protestën e fundit kundër Thaçit në Prishtinë me sloganin “një popull s’i nënshtrohet një njëriu”. Atë ditë presidenti po lundronte në Ujëman.

E, zgjedhjet e fundit kanë nxjerrë Kurtin fitues të zgjedhjeve, për t’ia dhënë mundësinë që ta udhëheqë shtetin, bashkë me Thaçin.

NA NDIQ NË FACEBOOK