Sport
Gruaja e Martial tregon vuajtjet e burrit të saj nën Mourinhon

Francezi nuk ishte i lumtur duke punuar me trajnerin portugez, dhe ai po vuante çdo ditë në Old Trafford.
”Gjatë dy viteve të para së bashku në Manchester ishte e vështirë sepse Jose Mourinho nuk i besonte”, tha Melanie Da Cruz, gruaja e Martialit, për L’Equipe, transmeton lajmi.net.
“Anthony hesht në këto situata”.
“Ne po shihnim që ai nuk ishte në formën e tij. Unë po kaloja një kohë kaq të keqe sa ndalova të shkoj në ngjarje të caktuara për të shmangur të qenit rreth trajnerit”. /Lajmi.net/





















