Connect with us

Kosovë

Gruaja e Ilir Metës: Kemi ofruar vilën për të pastrehët. Gazetari: Do t’i sjellim kamerat ta shohim nëse po gënjen

Publikuar

“Opozita dhe tërmeti” është tema që po diskutohet sot në emsionin “Open” në Top Channel e cila ka sjellë debate të shumta në studio.

Ndërkohë që përplasjet e shumta mes Monika Kryemadhit dhe panelistëve vazhdojnë ende, gazetari Carlo Bolino i ka propozuar kryetares së LSI të marrë të pastrehët te vila e saj që ndodhet te gjiri i Lalzit.

Kryemadhi i është përgjigjur që i ka marrë disa familje dhe do t’i ndajë, nje pjese do t’i cojë tek Bolino.

Debati i plotë në studio

Bolino:Pse nuk e ofroni vilën tuaj për ata që janë të pastrehë? Ti ke një vilë bosh, merrni familje atje

Kryemadhi:I kam marrë

Bolino:Janë atje, nesër cojmë kamerat ta shohim. Nëse është e vërtetë është lajm, nëse është gënjeshtër kujdes, është mëkat i rremë

Kryemadhi:Shko pyet në kishë se cfare kam bërë unë.Ato që kam unë të shtëpia ime, gjysmat do i mbaj tek e imja, gjysmat do t’i sjell ty

Bolino:Unë nuk kam vila bosh

Kryemadhi:Ke një te pallati i Koco Kokëdhimës dhe tjetrin tek Sandër Frangaj

NA NDIQ NË FACEBOOK