Connect with us

Shëndetësi

Gripi, simptomat dhe parandalimi

Publikuar

më

Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të duken të ngjashme në fillim.

Që të dyja vështirësojnë frymëmarrjen dhe mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme, por viruse të ndryshme shkaktojnë këto dy sëmundje.

Simptomat janë ato që ndihmojnë të dini dallimin midis tyre.

Si një i ftohtë ashtu edhe gripi kanë disa simptoma të zakonshme.

Bllokimi  hundëve

Teshtima

Dhimbje trupi

Lodhje e përgjithshme

Si rregull, simptomat e gripit janë më të rënda se simptomat e të ftohtit.

Një dallim tjetër mes tyre është sa serioze janë ato. Ftohjet rrallë shkaktojnë problem shëndetësore. Ndërsa, gripi mund të çojë në infeksione të sinusit dhe veshëve, pneumoni dhe sepsë.

Nëse mjeku juaj diagnostikon një të ftohtë, atëherë ju duhet të trajtoni simptomat tuaja derisa virusi të ketë kaluar. Këto trajtime mund të përfshijnë përdorimin e ilaçeve ose duke pushuar.

Cilat janë simptomat e gripit?

Këtu janë disa nga simptomat e zakonshme të gripit.

Ethet

Gripi pothuajse gjithmonë shkakton një rritje të temperaturës  në trupin tuaj. Kjo njihet ndryshe edhe si ethe. Edhe pse alarmante, nuk është e pazakontë që fëmijët e vegjël të kenë ethe më të larta se sa të rriturit.

Kolla

Një kollë e thatë, e vazhdueshme është një simptomë e zakonshme që karakterizon gripin. Kollitja mund të përkeqësohet, duke u bërë e parehatshme dhe e dhimbshme. Kolla e gripit mund të zgjasë rreth dy javë.

Dhimbjet e muskujve

Këto dhimbje të muskujve të lidhura me gripin zakonisht prekin qafën tuaj, krahët dhe këmbët. Shpesh mund të jenë të rënda, duke vështirësuar lëvizjen.

Dhimbje koke

Simptoma e parë e gripit mund të jetë një dhimbje e rëndë koke.

Lodhja

Ndjenja e lodhjes është një simptomë jo aq e dukshme e gripit.

Sa kohë zgjatë gripi?

Shumica e njerëzve marrin veten nga gripi për rreth një javë. Por mund të duhen disa ditë të tjera për të ardhur në vete, shkruan familjajonë. Nuk është e pazakontë të ndiheni të lodhur për disa ditë pasi simptomat e gripit tuaj të kenë kaluar.

Është e rëndësishme që të qëndroni në shtëpi dhe të shmangni kontaktet me njerëzit e tjerë kur vëreni simptomat e gripit.

Nëse veprimi i parë i juaji është të shkoni në farmaci dhe të blini ilaçe, studimi më i ri sugjeron diçka tjetër.

Në mënyrë që sistemi juaj imunitar të luftojë infeksionin viral si fillim duhet të shtriheni në shtrat për të pushuar.

Një studim i publikuar së fundmi nga revista e mjekësisë eksperimentale, provoi se njerëzit që flenë gjumë gjatë kohës që janë të sëmurë ndiheshin më mirë.

Gjumi i lejon qelizat që luftojnë infeksionin ta kryejnë më mirë punën e tyre. Kur ju flini gjumë qelizat janë më vigjilente dhe aktive, prandaj do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë, njofton Klan Kosova.

Maqedoni30 minutes ago

Provimi i jurisprudencës thellon përplasjet në qeveri: Znam kërcënon me largim, Mickoski refuzon shqipen në tërësi!

Lajme58 minutes ago

Shpërthen zjarr në Bit Pazar të Shkupit

Shqipëri1 hour ago

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Lajme2 hours ago

Kurti takohet në Paris me personalitete që kontribuuan për Kosovën, diskuton për aktgjykimin e 16 shtatorit

Maqedoni4 hours ago

Qeveria paralajmëron bashkimin e shërbimeve sekrete, BE kërkon pavarësi operative dhe ndarje fizike!

Lajme4 hours ago

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

Lajme4 hours ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri4 hours ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme5 hours ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme5 hours ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme6 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë6 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

NA NDIQ NË FACEBOOK