Kosovë
Grabitet një grua në Prishtinë, ia marrin unazat nga gishti

Një grabitje ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë.
Viktima femër ka raportuar se në rrugën e lartcekur, një person i panjohur mashkull ia kishte grabitur nga gishti dy unaza të argjendta.
Po ashtu, asaj i janë marrë edhe para dhe kartela e identifikimit.
Rasti është duke u hetuar.






















