Kosovë
Gjyshinca i VV’së e quan plak Isa Mustafën: I pangopur për pushtet

Sipas Gazmend Gjyshincës nga radhët e VV’së, emrat kryesorë në këto zgjedhje janë Albin Kurti e Vjosa Osmani.
Gjyshinca ka thënë se Albin Kurti si kryeministër është më i votuar, kurse Vjosa Osmani si më e votuara në LDK.
Gjyshinca përmes një statusi në Facebook tha se sot këto dy figura po sulmohen nga njerëz të cilët janë plakur në politikë.
Me anë të kësaj fjalie ai ka lënë të nënkuptojë se bëhet fjalë për Isa Mustafën i cili ka pretendime ta përfundojë karrieren e tij politike si president, përcjell Periskopi
Ja statusi i plotë:
Vullneti i popullit për ndryshim i dalur nga kutitë e votimit më 6 tetor mbanë dy emra kryesorë: Albin Kurti e Vjosa Osmani.
Albin Kurti si kryeministër i votuar nga qytetarët tashmë, e Vjosa Osmani si më e votuara në LDK, përveq emra, përfaqësojnë edhe mendësinë e re që aq shumë i duhet shtetit tonë tani.
Sot, kjo mendësi e re gjendet nën sulm nga ata që përveç se janë plakur në politikë për dekada, edhe na kanë zhytur në këtë dështim.
Sot një shoqëri e republikë e tanë po bëhet kurban i konflikteve të brendshme partiake të udhëhequra nga njerëz me mentalitet të “pushtetit të vjetër” e të pangopur për pushtet.
Andaj sipas meje, nëse nuk ka reflektim, përballë kësaj situate kthimi tek populli është rruga më duhur për t’i shërbyer atij më së miri.
Vetëvendosje është lëvizje e vlerave!





















