Connect with us

Lajme

Gianni De Biasi s’e harron Shqipërinë, nis mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti

Publikuar

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi po e mbështet Shqipërinë për ta kapërcyer tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima dhe qindra të lënduar.

Nëpërmjet një videomesazhi të postuar në Facebook, ish-trajneri i kuqezinjve ka ftuar miqtë e tij italianë në grumbullimin e fondeve për të prekurit nga tërmeti.

“Përshëndetje të gjithëve! Miqtë e mi të “Bici E Solidarieta’ Carovigno” organizojnë të shtunën, më 14 dhjetor, një takim bamirësie në favor të njerëzve të goditur nga tërmeti në Shqipëri. Ju ftoj të merrni pjesë sa më shumë, për të dhënë edhe ne kontributin tonë. Edhe një herë faleminderit dhe forca Shqipëri!”./Top Channel

NA NDIQ NË FACEBOOK