Kosovë
Geci: VV duhet me u sillë si pulë, mos me folë shumë

Ish-anëtari i LDK’së, Gani Geci, ka thënë Vetëvendosje duhet të sillet më mirë me partnerin e mundshëm, LDK’në, shkruan Periskopi.
Sipas Gecit “VV po sillet sikur t’i ketë fituar 61%”, por jo mjaftushëm për ta bërë qeverinë dhe se VV duhet ta bëjë qeverinë pa bërë fjalë.
“Zgjedhjet i ka fituar, por jo mjaftueshëm që të bëjë qeverinë. VV duhet të sillet si ajo apula që i merr vezët e saja dhe i ruan, dhe jo sikur ajo që i qokat ato”, ka thënë ai në Pressing.
Geci po ashtu tha se në bazë të informative të tij, LDK i ka ofruar një ministri më shumë VV’së vetëm për ta marrë postin e presidentit.
Kujtojmë se në arritjen e marrëveshjes mes VV’së dhe LDK’së janë shfaqur probleme në ndarjen e ministrive si dhe për postin e Presidentit./Periskopi/




















