Sport
Gattuso: Nuk kemi frikë nga Barcelona

Sot janë mësuar çiftet për fazën e 1/16-ës së finales në Ligën e Kampionëve, ku njëkohësisht është mësuar se Barcelona do të luajë kundër Napoli.
Trajneri i Napoli është shprehur se skuadra e tij nuk do të ketë frikë nga gjiganti katalanas.
“Ne do të jemi kundër një skuadre të madhe, do të jetë sfidë e madhe dhe dy ndeshje fascinuese” ka thënë Gattuso, transmeton lajmi.net.
“Ne do të përballemi me ta pa asnjë frikë” ka shtuar tutje trajneri italian.
Ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Napolit do të luhet më 25 shkurt dhe ndeshja e dytë më 18 mars. /Lajmi.net/






















