Kosovë
Gashi tallet me sondazhin e VV-së: LDK nuk i ha këto fore

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë i ashpër sonte në Vetëvendosjen, pasi këta të fundit sot publikuan një sondazh i cili do i nxirrte të parët nëse do të mbaheshin zgjedhjet javën e ardhshme, transmeton Periskopi.
Gashi u ka thënë se ‘nuk e hajnë atë fore dhe se LDK është parti 30 vjet’.
‘’Po dërgohen mesazhe të gabume prej VV. Mesazhe prej sondazhit. Nuk e hajmë atë fore ne, as të presionit sepse jemi parti 30vjet, kemi bërë negocitata për të gjitha nivelet dhe nuk është një fushë ku munden me u shty me neve’’/PERISKOPI/






















