Kosovë
Gashi: LDK s’jep detaje nga diskutimet me VV’në deri të dalë ‘tymi i bardhë’ – ata s’po na mirëkuptojnë

Deputeti i LDK-së Arben Gashi ka thënë se kjo parti ka vendosur t’i degjojë këshillat e deputetëve gjermanë që për diskutimet mes dy partive, të mos e bëjnë gjithcka të ditur menjëherë ne oponion derisa ‘të dalë tymi i bardhë’.
Ai ka thënë se ky ka qenë edhe qëndrim i LDK-së edhe më herët, në menyrë që palët të mos dëmtohen nga presioni publik.
‘Në LDK jemi marrë vesh që të mos i bëjmë publike diskutimet me Vetëvendosjen në mënyrë që të mos rritet presioni ndaj palëve. Por nuk kemi hasur mirëkuptim nga pala tjetër’, ka thënë Gashi./Periskopi/





















