Connect with us

Kosovë

Gashi: LDK do të konsultohej edhe me opozitën për emrin e Presidentit, jemi më të pranueshëm për ta sesa VV-ja

Publikuar

Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka thënë se LDK insiston në postin e Presidentit por nuk ka emër për këtë post pasiqë për këtë, duhet të konsultohen edhe me opozitën.

Ai tha se LDK është më e pranueshme për opozitën sesa Vetëvendosja prandaj mund të gjindet një emër konsensual për President pas më shume se një viti.

‘Është dicka që duhet ta diskutojmë sepse do të na dalë në rrugë pas me shumë se një viti. Ne kemi thene se LDK ta propozojë emrin per president dhe ata deputetë të Vetëvendosjes, 29, ta votojnë atë. Por natyrisht ne duhet të diskutojmë edhr me opozitën për këtë cështje dhe ne jemi më të pranueshëm për opozitën sesa Vetëvendosja’, tha Gashi në T7./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK