Kosovë
Gashi: Kryeministri, kryeparlamentari e presidenti baraspeshohen, të tjerat ndahen proporcionalisht

Arben Gashi nga LDK sonte në Zona B ka thënë se posti i kryeministrit, presidentit dhe kryeparlamentarit duhet të baraspeshohen, kurse të tjerat mund të ndahen me marrëveshje, transmeton Periskopi.
‘’Balancimi i pushtetit dhe garantimi i një qeverie stabile, do të ishte duke e kërkuar postin e presidentit. Kryeministri, kryeparlamentari dhe presidenti baraspeshohen, e të tjerat ndahen proporcionalisht’’, ka thënë Gashi.
‘’Pushteti është i balancuar, por VV mund të zgjedhë dhe mund të marrë se cila është më e rëndësishme. Besojmë që kështu pushteti është më i balancuar’’/PERISKOPI/





















