Connect with us

Sport

Fury mund të kalojë në UFC, merr ftesë nga presidenti White

Publikuar

Ylli britanik i boksit ka pasur një paraqitje edhe në WWE, por tashmë nuk është befasi nëse e shohim edhe në oktogon.

Presidenti i UFC, White, ka thënë se do të ishte i lumtur nëse do të shihte ‘Gypsy King’ në oktogon.

“Do të doja që ta kisha atë këtu, për ndonjë luftë” ka thënë White, transmeton lajmi.net.

“Do të shohim se si do të luhen ngjarjet. Por, unë e pëlqej atë” ka shtuar presidenti i UFC.

Tyson Fury në anën tjetër po përgatitet për revanshin e madh me Deontay Wilder, ku do të kontestojë titullin e kampionit të WBC. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK