Connect with us

Kosovë

Fjalët e para të Albin Kurtit pas mos-arritjes së marrëveshjes me LDK-në

Publikuar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, ka thënë se ka një avancim për arritjen e koalicionit, por jo marrëveshje.

Me të dalë nga takimi, Kurti ka theksuar se nuk është arritur marrëveshja për shkak se ka gjëra për të cilat ende nuk janë marrë vesh.

“Atëherë kur të arrijmë marrëveshje do të flasim gjerë e gjatë. Ka avancim, por nuk ka marrëveshje ende por shkak se ka gjëra që nuk jemi marrë vesh”.

“Atëherë kur do ta kemi marrëveshjen e plotë, do të mund ta shpalosim atë gjerë e gjatë”, ka thënë Kurti./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK