Sport
FIFA ndërmerrë veprim ligjor ndaj Blatter dhe Platini

“FIFA sot ka paraqitur pretendime në gjykatën zvicerane përkatëse kundër ish-presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter dhe ish-zëvendës presidentit të FIFA-s, Michel Platini, duke kërkuar kthimin e 2 milionë frangave zvicerane, të paguara padrejtësisht Platinit në vitin 2011”, theksoi FIFA.
FIFA po ashtu bëri të ditur se ky veprim pason rezolutën unanime të miratuar së fundmi nga Komiteti i udhëheqjes së federatës, në të cilën u theksua se “FIFA është e detyruar të përpiqet për kthimin e fondeve të paguara në mënyrë të paligjshme nga një ish-zyrtar tjetër”.
“Po ashtu edhe Gjykata e Lartë e Zvicrës ka konfirmuar se kjo dhuratë prej dy milionë franga zvicerane duhet të shihet si një pagesë e padrejtë”, theksoi FIFA.
FIFA kaloi në një krizë në maj të vitit 2015 kur policia bastisi hotelin “Baur au Lac” në Cyrih të Zvicrës për të arrestuar anëtarët e FIFA-s në një hetim korrupsioni që tronditi sportin.
Kreu i pezulluar i FIFA-s, Blatter, po ashtu është nën hetim nga autoritetet zvicerane.
Në nëntor të vitit 2015, Komiteti i Etikës i FIFA-s filloi procedurat zyrtare kundër Blatter dhe Platini.
Procedimet ndaj dy ish-zyrtarëve kanë të bëjnë kryesisht me një pagesë prej dy milionë dollarësh të transferuara në shkurt të vitit 2011 nga FIFA te Platini. /Lajmi.net/






















