Connect with us

Kosovë

Ferizaji iu jep dru 150 familje të varfra për dimër: Përfshin edhe romët, serbët, ashkalitë në ndihmë

Publikuar

Komuna e Ferizajt ka ndarë nga dy metra dru për 150 familje në gjendje të rëndë ekonomike. Vetë drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në këtë komunë ishte i pranishëm në aktivitet, ku deklaroi se nisma të tilla po bëheshin me qëllim të ofrimit të ndihmës.

Këto dru ishin konfiskuar nga shitësit ilegalë përgjatë vitit 2019.

Një metër dru në Kosovë kushton rreth 35 euro, që nënkupton se ndihma e plotë nga kjo komunë kap shifrën e pak më shumë se 10 mijë eurove, përcjell Periskopi.

“Sot po bëjmë shpërndarjen e masës drusore për 150 familje ferizajase. Sipas proporcionit nga sasia totale këto familje përfitojnë nga dy metër masë drusore hapësinore. Këtë proces e kemi verifikuar dhe konstatuar përmes Komisionit Komunal përkatës për këtë çështje, ku natyrisht janë konsultuar edhe institucionet e kujdesit social si dhe në bazë të kërkesave të qytetarëve” tha mes tjerash, drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami.

Përmes këtij aksioni janë ndihmuar përveç familjeve me gjendje të rëndë ekonomike nga komuniteti shqiptar, edhe ata nga komunitetet pakicë, romët, ashkalitë, egjiptasit e serbët. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK