Sport
Federer do të jetë personi i parë i gjallë që do të jetë figurë e monedhës zvicerane

Reketi zviceran, Federer, do të nderohet nga Mint Federal ‘Swissmint’, gjatë muajit janar, të vitit të ri që po afron, transmeton lajmi.net.
Mint Federal ‘Swissmint’ do të lëshojë një monedhë përkujtimore argjendi, 20 frangëshe, me fytyrën e Federer.

Gjithashtu, planifikohet që të lëshohet edhe një monedhë ari ‘Federer SFr50’, gjatë muajit maj.
“Faleminderit Zvicër dhe Swissmint për këtë nder dhe privilegj të jashtëzakonshëm” ka thënë Federer, me të kuptuar lajmin.
Plotësisht e merituar kjo. Federer është 20 herë fitues i Grand Slam. /Lajmi.net/






















