Sport
Fatjon Sinani, shqiptari i vetëm që garon për U16 superliga Maqedonisë së Veriut

Ende nuk i ka 16 vjet, basketbollisti Fatjon Sinani nga Shkupi është shqiptari i vetëm që garon në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut për grupmoshën U16.
Fatjoni garon për klubin “Feniks” nga Shkupi, i cili drejtohet nga trajnerët e mirënjohur Denis Dervisheviç dhe Enes Jusufi.

Ai luan në pozicionin 2/3, ndërsa dallohet sidomos për shënimin e trepikëshve, pasi mesatarisht shënon 3 deri në 5 trepikësh në lojë, me çka e ndihmon tejmase klubin.
Fatjoni thotë se sporti, konkretisht basketbolli kërkon punë dhe përkushtim.
Ai basketbollit i kushton 4 deri në 5 orë në ditë, prandaj edhe nuk mungon suksesi.
























