Connect with us

Lajme

EMRAT/ 22 dhe 26 vjeç, kush janë 2 viktimat e përleshjes me armë në Patos

Publikuar

Policia bën me dije se ka ndërruar jetë edhe i plagosuri nga përplasja me armë në Patos duke e çuar numrin e viktimave në dy.

Mësohet se viktimat janë Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj, të cilët janë gardian burgu.

Viktimat u qëlluan brenda Poliklinikës nga Martin Skëndaj, i cili u arrestua më pas nga policia duke i kapur edhe armën e krimit.

Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.

Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK