Lajme
Emra të mëdhenj të futbollit botëror “zbarkojnë” në Shqipëri, në mbështetje të të prekurve nga tërmeti

Yjet historikë të kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të zbresin në fushën e Air Albania Stadium në datë 10 janar.
Ky festival i futbollit me emrat e njohur të katër kombëtarëve, siç janë Zambrotta e Perrota, Kampionë të Botës në 2006, apo Hasan Shash i cili ishte një nga liderat e Turqisë në Botërorin e vitit 2002 ku u renditën në vendin e tretë si dhe fqinjët grekë të cilin fituan Kampionatin Evropian në vitin 2004 nën dirigjimin e Karagunis, synon krijimin e një tradite të tillë në futbollin shqiptar për të afruar sportadëshit me emrat e mëdhenj të futbollit tone dhe atij ndërkombëtar.
Të gjithë të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave të ndeshjes do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Ky turne organizohet nga Sindikata e Futbollit me mbështetjen e plotë të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Postimi i plotë i FSHF:




















