Kosovë
Emini: Isa Mustafa nuk dihet a do të jetë gjallë në vitin 2021

Donika Emini, drejtoreshë në CiviKos, ka komentuar përplasjet mes LDK-së dhe VV-së në përpjekje për të arritur marrëveshje për Qeverinë e re.
Ajo në Rubikon ka thënë se fakti që Vetëvendosje e LDK-ja nuk merren vesh për një pozitë do të thotë se ato nuk e kanë seriozisht çkapjen e shtetit.
Emini ndër të tjera ka thënë se nëse Isa Mustafa synon postin e Presidentit të Kosovës, problem mund të paraqesë gjendja e tij shëndetësore.
“Po më vjen keq me dhanë këtë koment, por Isa Mustafa nuk dihet a do të jetë gjallë. Ka pasë probleme tepër të mëdha shëndetësore, është koment tepër banal por ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore për 18 muaj. Është shumë keq me e negociu këtë pozitë edhe personi sepse po dihet që Isa Mustafa do të jetë kandidat për kryeministër”, është shprehur ajo
Ndryshe, Isa Mustafa në vitin 2021 do t’i bëjë 70 vite.
![]()






















