Lajme
Elvis Naçi: Refuzova 100 mijë euro nga një shtetas serb, më kujtohet gjaku i vëllezërve nga Kosova

Elvis Naçi ka treguar mbrëmjen e sotme live se ka refuzuar dy donacione nga dy shtetas serbë, para dhe pas tërmetit.
Në “News 24”, Elvisi ka treguar se para tërmetit ka refuzuar 100 mijë euro nga një shtetas serb, dhe pas tërmetit po ashtu ka refuzuar 5 mijë euro nga një shtetas tjetër serb.
“Kam refuzuar 100 mijë euro për fondacionin Firdeus para tërmetit të 26 nëntorit nga një shtetas serb.
Pas tërmetit më erdhi një donacion 5 mijë euro po nga një shtetas serb. Unë nuk paragjykoj asnjë por sa herë kujtoj gjakun e vëllezërve në Kosovë nuk mund ta bëj. Nuk do pranoj asnjëherë asnjë fond nga shtetas serb”, tha Elvis Naçi.
















