Lajme
Ekspertët: Tërmeti të shërbejë si mësim, kujdes me ndërtimet

Tërmeti katastrofal që lë dhjetra viktima në Shqipëri duhet të shërbej si mësim për të veditjësuar shoqërinë por edhe shtetin në lidhje me ndërtimet që zhvillohen. Isak Idrizi, dekan pranë fakultetit të ndërtimtarisë dhe arkitekutrës në Maqedoninë e Veriut thekson tërmet janë të pa parashikueshëme por njëkohësisht kjo situate duhet të shërbej për ti zgjuar nga gjumi autoritet në lidhje me lejet për ndërtim që jepen, përcjell TVM2.
“Kjo situatë neve duhet të na shërbej për vetëdijsim. Vetëdijsim duhet i shoqërisë por edhe i shtetit pasi ky tërmet sigurisht sikur të ishin përbajtur rregullave komplet të projketimit nuk është një tërmet i lartë, është i moderuar. Objektet e reja, objektet të cilat kanë rrrespektuar procedurar e marrjes së lejes së ndërtimit, popullata në ato vende të ndihet e reahtshme sigurisht ne nuk mund të flasim në mënyrë gjenerale për gjitha objektet”, tha për TVM2, dekani i fakultetit të ndërtimatarisë dhe arkitekturës në UNT, Isak Idrizi.
Por fajtor për tragjeditë e këtilla nuk mund të anashkalohet edhe faktori njeri, thekson Idrizi.
“Këtu fajtor është edhe inidivdi. Individi që kur merr inicaitv që të ndërtoj një objekt individual ai duke kursyer materiale ku nuk duhet konitrbuon nesër në paraqtijen e këtyre sisutatave. Për tu mos u paraqitur këto raste të gjithë pjesmarësit, pjesmarës janë organi që e jep lejen, ndërtuesi, investiori organi mbykqyrës, të gjithë këta nëse do e kryen punën konfrom ligjeve atëehere ne duhet të jemi të reahatshëm”, tha Idrizi.
Tërmeti I së martës që ishte me epiqendër në qytetin e Durrësit dëmtoi mbi 701 banesa, shkatërrroi totalisht 12 të tjera si dhe 176 pallate pësëuan dëmtime më të lehta. Dëme material nga tërmeti pati edhe në Tiranë ku rreth 15 banesa u shkatërruan totalisht.
















