Connect with us

Lajme

Ekskluzive: Koalicioni BDI-LSDM drejt fundit? (FOTO)

Publikuar

Koalicioni mes BDI-së dhe LSDM-së si duket po shkon drejt fundit. Kryeministri Zoran Zaev nga Çairi ku gjatë ditës përuroi nisjen e punimeve për zgjërimin e bulevardit të njohur si rruga e plastikave theksoi se mijëra amendamentet e dorëzuara nga partneri qeveritar BDI për ndryshim të Kodit Zgjedhor, janë arsye serioze për të menduar koalicionin, shkruan portali Zyrtare.net

“Kur VMRO-DPMNE dorëzon 9.000 dhe BDI 5.000 amendamente, dhe mund të bllokojnë ndonjë proces. Ata kanë të drejtë sipas rregullores. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, por nuk e di sa do të mundemi. Shpresoj që të ketë shumicë që t’i miratojmë ato vendime. Në frymën e demokracisë jemi të ndryshëm, ne jemi për një njësi zgjedhore, ndërkaq partneri ynë qeveritar është kundër dhe mund ta lë që VMRO-DPMNE të bllokojë. Megjithatë amendamentet dërgojnë porosi të keqe”, tha në mesditë kreu i qeverisë, Zoran Zaev.

Se punët nuk po shkojn mirë mes partnerëve të kolacionit u pa edhe gjatë ditës së sotme ku u bë nisja e punimeve në bulevardin Nikolla Karev. Aty përpos krerëve më të lartë të LSDM-së nuk u pa asnjë funksionar i BDI-së, fakt që çon sinjale se punët nuk po shkojnë ashtu siç duhet./Zyrtare.net/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK