Connect with us

Kosovë

Efektivi i RENEA-s bie në greminë, dëmton të dyja këmbët, helikopter për t’a nxjerrë nga ajri

Publikuar

Bie në greminë efektivi i Forcave RENEA, Bledar Beluli. Beluli ka rënë nga një lartësi e madhe në zonën e njohur si Mali i Zorgjit në Dukagjin. Burime bëjnë me dije se efektivi ka qenë vetëm, dhe kishte dalë për shëtitje.

Nga rënia, mësohet se ka dëmtuar të dyja këmbët, ndërkohë që pritet të bëhet ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur nxjerrjen nga gremina.

Një ekip i RENEA-s nga Tirana është nisur në mbështetje të Policisë Shkodër. Zona ku ka rënë efektivi është e thepisur, që vështirëson edhe nxjerrjen e tij.

 

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK