Connect with us

Lajme

Edi Rama në RAI, replika e batuta me kritikun e njohur italian

Publikuar

Sa herë Kryeministri Rama ka nevojë, hapësirat e programit mjaft të njohur në Itali, Porta a Porta, janë të lira për të. Kështu ndodhi edhe këtë radhë kur Bruno Vespa e Vitorio Zgarbi ia bënë qokën.

Megjithatë, dy momente pikante u shënuan gjatë intervistës së tij. E para ishte një “kthim me këmbë në tokë” që i bëri drejtuesi i emisionit, Bruno Vespa, kur Kryeministri po shprehte optimizmin e tij nga premtimet e qeverive të Bashkimit Evropian. Patetizmi i Kryeministrit arriti deri aty sa të krahasojë  “dëshirën e zjarrfikësve tuaj me atë të politikanëve” kur tha: “Shpresoj shumë që Evropa të mos na lërë vetëm .Shpresoj që në politikanët të gjej të njëjtën dëshirë me atë të zjarrfikësve tuaj”.

Ky ishte momenti kur u ndërpre nga Vespa: “Kujdes se edhe ne na premtuan pafund të gjitha shtetet kur na ra tërmeti por pak, shumë pak e mbajtën premtimin”. Duket se Kryeministrit kjo deklaratë i ra si një dush me ujë të ftohtë që e ktheu nga realitet.

Së dyti ishte replika e Sgarbit (kritik arti shumë i njohur) për idenë e Kryeministrit për  ndërtimin e disa lagjeje Tiranë dhe Durrës me arkitekt Stefano Boerin dhe Marko Casamontin. Ky i fundit është arkitekti i preferuar i Kryeministrit (arkitekti i stadiumit të ri në Tiranë).

Kjo deklaratë e Kryeministrit për ndërtimin e lagjeve në Tiranë dhe Durrës, pa u konsultuar më parë me specialistë, inxhinierë, urbanistë apo arkitektë tashmë nuk habit askënd në Shqipëri. Madje nuk habiti as Vespën apo Zgarbin që nuk u morën fare me vendimin e tij prej Autoriteti Absolut por u morën me projektuesin e këtyre lagjeve duke e vënë në diskutim emrin e tij. Por Kryeministri kurrsesi nuk mund të lejonte të cënohej reputacioni i arkitektit të tij të preferuar ndaj me të njëjtin cinizëm që u drejtohet edhe banorëve të dëmtuar nga tërmeti, gazetarëve në terren apo edhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës iu drejtua edhe Sgarbit “Do të thërrasim ty për të bërë supervizorin”!

NA NDIQ NË FACEBOOK