Lajme
E fundit/ Arrestohet Vangjush Dako?

Ishte i pari kreu i opozitës Lulzim Basha që mbrëmjen e së hënës tha për mediat se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Portali ATNA.al raportoi se për këtë çështje ka zhvillime të reja. Në mbrëmje prokuroria e Përgjithshme reagoi zyrtarisht duke deklaruar:
“Për çështjen në fjalë vazhdojnë hetimet me ritëm të përshpejtuar. Fakti që Vangjush Dako nuk është person nën hetim nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe shumë personave të tjerë dhe në fund do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale” – thuhet në reagimin e prokurorisë
Po ashtu burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos, pas arrestimit të 18 zyrtarëve ditën e sotme në Durrës.














