Connect with us

Lajme

Dy tërmete të fuqishme godasin Kolumbinë, një muaj pas tërmetit shkatërrimtar në Shqipëri

Publikuar

Dy tërmete të forta të magnitudës 6 dhe magnitudës 5,8 kanë goditur qendrën e Kolumbisë, sipas Mbikëqyrësit Gjeologjik të ShBA-ve.

Ndërtesat u shkundën pas këtij tërmeti.

Epiqendra e dy tërmeteve ishte shumë afër njëra-tjetrës, rreth 150 kilometra në jug të kryeqytetit Bogotas, dhe ishin shumë të cekët, domethënë pak metra nën tokë, dhe të cilat mund të kenë efekte plotësuara, shkruan Periskopi.

Magnituda 6 konsiderohet tepër i fortë dhe është i aftë të shkaktojë dëme të forta, e megjithatë, zona nuk është tepër e dendur me banorë.

Kujtojmë se saktësisht një muaj më parë, Shqipëria u trondit nga tërmete shkatërrimtare që i lanë mbi 50 të vdekur, më i forti me magnitudë 6,4. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK