Connect with us

Sport

Dy skuadra të Premierligës duan Artetan – spanjolli mund të nis karrierën si trajner

Publikuar

Shkarkimi i Unai Emery dhe Marcos Silva (Arsenal – Everton), ka bërë që Arteta  të jetë në qendër të vëmendjes, si potencial për të zëvendësuar njërin nga dyshja e shkarkuar.

‘Liverpool Echo’ shkruan se Everton janë duke konsideruar seriozisht mundësinë që t’i japin besimin për stolin ish kapitenit të skuadrës, Mikel Arteta, transmeton lajmi.net.

Krahë emrti të asistent-trajnerit të Man City qëndrojnë edhe emrat e Carlo Ancelotti dhe David Moyes.

Arteta lidhet edhe me një kalim të mundshëm tek Arsenal, ku gjithashtu kaloi disa vite si lojtar i skuadrës.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e spanjollit, i cili aktualisht punon me Pep Guardiolan. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK