Connect with us

Sport

Dortmund përmbyset nga Hoffenheim, regjistron tjetër humbje

Publikuar

Në kuadër të xhiros së 17-të, Dortmund luajti në udhëtim kundër Hoffenheim, ku ka pësuar humbje me rezultatin 2:1.

Dortmund shkuan në epërsi qysh në minutën e 17’, kur rrugën e golit e gjeti Mario Gotze, pas asistimit të Achraf Hakimi.

Skuadra ‘Verdh e zi’ arriti ta mbante këtë epërsi në pjesën e parë, por jo edhe deri në fundin e takimit.

Ishte minuta e 79’ kur Hoffenheim me anë të Sargis Adamyan arriti të barazonte shifrat në 1:1.

Golin e përmbysjes dhe të fitores për Hoffenheim e shënoi Andrej Kramaric, në minutën e 87′ të takimit.

Me këtë fitore, Hoffenheim numëron 27 pikë për pozitën e gjashtë, kurse Dortmund mbetet në 30 pikë, në pozitën e katërt. /Lajmi.net/