Connect with us

Sport

Dortmund, Bayern e Arsenal pas Mertens të Napolit

Publikuar

Ylli i Napoli, Mertens, mund të jetë një nga lojtarët që do të largohet nga skuadra gjatë janarit, pas problemeve me kryesinë e klubit.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Dortmund, Bayern Munich dhe Arsenal janë të interesuar për nënshkrimin e belgut, transmeton lajmi.net.

Këtë lëvizje, tri skuadrat e mëdha evropiane synojnë ta finalizojnë në merkaton e janarit.

32 vjeçari do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe nuk pritet të rinovojë me skuadrën pas ngjarjeve të fundit.

Napoli janë të gatshëm të heqin dorë nga ai qysh në janar, nëse një ofertë prej rreth 10 milionë eurov mbërrin në zyrat e skuadrës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK