Connect with us

Sport

“Dopingu shtetëror” trondit Rusinë, përjashtohet nga Olimpiada dhe Botërori 2022

Publikuar

me

Agjensia Botërore Anti-Doping (WADA) godet fort Rusinë, duke e përjashtuar atë nga kompeticionet më të rëndësishme sportive për katër vitet e ardhshëm, përfshirë edhe Botërorin 2022. Vendimi është zyrtarizuar mesditën e së hënës pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv në Lozanë.

Shkak është bërë ai që pagëzuar si “doping shtetëror”, pasi autoritetet ruse akuzohen se kanë falsifikuar të dhënat e testeve anti-doping. Në këtë mënyrë, Rusia nuk do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike ‘Tokio 2020”, në Lojrat Dimërore “Pekin 2022” si dhe në Botërorin “Katar 2022”. Pavërësisht këtij dënimi, kombëtarja ruse do të luajë në finalet e Euro 2020 ku ka siguruar edhe kualfikimin.

Po ashtu, atletet rusë, të cilët do të vërtetojnë “pastërtinë” e tyre do të lejohen të garojnë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, por nën flamurin neutral. WADA ka bërë të ditur se Rusia ka të drejtë të apelojë vendimin brenda 21 ditëve në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, që do të thotë edhe fjalën e fundit.
(balkanweb)

MË TË LEXUARAT